Policia gjermane ndalon autokolonën e dasmorëve shqiptarë, habiten nga ato cfarë u gjejnë

Policia gjermane në Hamburg ka ndaluar në rrugë një kolonë dasmorësh shqiptarë, ndërsa pas kontrolleve u gjetën bomba tymuese, marijuanë dhe disa gëzhoja fishekësh.

Mediat gjermane theksojnë se ngjarja ka ndodhur në Hamburg në afërsi të stacionit hekurudhor “Dammtor”.  Për këtë rast janë ndaluar një kolonë e gjatë prej 20 makinash.

Loading...

Siç raportojnë mediat vendase, dëshmitarët kanë parë një kolonë të gjatë me makina në një dasmë shqiptare, ku veprimi i tyre ka vënë në lëvizje policinë pasi janë dëgjuar zhurma të ngjashme me të shtënat e armëve. Pasi u ndaluan për kontroll, në makinën e dasmorëve shqiptarë u gjet drogë, bomba tymuese dhe një sërë gëzhoja fishekësh.

Autoritetet përgjegjëse kanë nisur hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button