Komisioni i Venecias ‘zbarkon’ të martën në Tiranë

Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë të martën e javës së ardhshme në Tiranë

Faqja zyrtare e delegacionit të Komisionit të Venecias konfirmon vizitën dy ditore në datat 10 dhe 11 shtator.

Loading...

Një delegacioni i komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së draft opinionit lidhur me fuqinë e presidentit për vendosjen e datave të zgjedhjeve në sistemin parlamentar“, thuhet në njoftimin e Komisionit.komisioni-venecias

Delegacioni ka organizuar një takim presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, përfaqësues të shumicës dhe të opozitës, komisionin e posacëm të hetimit, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësuesit e KQZ, dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë pritet që të hënën Meta të japë dëshminë para Komisionit të posacëm të hetimit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button