Ava Max dhe Luis Saranda (Mazzi), shqiptarët që po kapin majat e muzikës ndërkombëtare

Një tjetër këngëtare me origjinë shqiptare, Amanda Koci, e njohur me emrin e artit Ava Max prej disa muajsh qëndron në majat e klasifikimeve ndërkombëtare.

E lindur në Wisconsin, SHBA, Ava, prindërit e së cilës kanë emigruar në SHBA në vitet e para të demokracisë ka arritur të kthehet në një nga yjet muzikore të momentit.

Loading...

Disa prej hiteve të saj më të njohura janë “My Way,” “Sweet But Psycho,” “Slippin,” etj.

Së fundi, një prej këngëve të saj më të reja vjen e ripunuar nga një tjetër talent i muzikës shqiptare, tashmë në Gjermani, i njohur me emrin e artit Luis Saranda (Luis Mazi).

Fakt interesant është se të dy muzikantët e rinj janë në fakt kushërinj me njëri tjetrin.

Duket se talented muzikore me origjinë Shqiptare, krahas emrave tashmë të afirmuar si Dua Lipa, Rita Ora apo Bebe Rexha po vijnë duke u shtuar si në Europë, ashtu edhe në tregun Amerikan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button