Soreca apel politikës: Dilni mbi dallimet partiake e angazhohuni në dialog

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka bërë edhe njëherë thirrje në emër të klasës politike shqiptare. Ai thotë se politika duhet të dalë mbi dallimet partiake për të përmbushur objektin kombëtar, hapjen e negociatave me BE.

Soreca ka shfrytëzuar rrjetin social për të përçuar mesazhin e tij. Ai shkruan se Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm.

Loading...

 Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm që nga qershori i kaluar. Ka ende punë për t’u bërë deri në qershorin e ardhshëm.

Është me të vërtetë koha tani për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog.

Për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar që dëshiron të vazhdojë të lëvizë drejt BE-së”.

Deklarata e Soreca vjen pas vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE-së në vendin tonë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button