Policia: Kallëzim penal ndaj Sali Berishës (por është “paralajmërim”)

Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, për akuzën e shpifjeve.

Në një reagim, policia sqaron se “shtetasi Sali Berisha ka prodhuar dhe postuar në rrjete sociale në vazhdimësi shpifje të panumërta ndaj kësaj organizate ligj zbatuese.

Loading...

E gjendur nën presionin e pandërprerë të një lumi shpifjesh nga ana e këtij shtetasi, Policia e Shtetit bën me dije se do të reagojë me kallëzime penale, duke kërkuar zbardhjen shpejt dhe deri në fund të këtyre shpifjeve, nga Prokuroria”.

Policia thotë se “Publikimet e këtij lloji tentojnë të ndërtojnë një fushatë të mirëfilltë linçimi publik, që ka qëllim të denigrojnë, delegjitimojnë, dekurajojnë dhe pengojnë punën e trupës së Policisë së Shtetit në shërbim të Kushtetutës, ligjit e qytetarëve. Policia e Shtetit do ta adresojë në rrugë ligjore këtë tentativë të papranueshme dhe do të mirëpresë hetimet që do të provojnë bazën e çdo akuze nga ana e z.Berisha.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button