Ne ja bëmë me dije Millosheviqit se duhet të hiqte dorë nga Kosova

Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në një bisedë me korrespodentit tonë në Nju Jork, Halil Mula, Clark ka thënë se ndjehet shumë krenar me popullin e Kosovës.

“Një vit më herët, NATO, nuk ka menduar se do të intervenonte në Kosovë, NATO nuk e ka kuptuar se do të duhej ta përdorte forcën. Ne besonim se Millosheviqi do të dëgjonte zërin e arsyes dhe do të ndalonte vrasjet dhe spastrimin etnik, por ai nuk ka dëgjuar. Madje edhe kur e kemi kërcënuar se do t’i aktivizojmë forcat ajrore, ai nuk dëgjonte. Edhe kur u soll në Rambuje dhe ju dha edhe një mundësi nga Presidenti i Francës, Zhak Shirak, ai përsëri nuk dëgjonte. Ai donte të vazhdonte me spastrimin etnik, mirëpo NATO i tha JO.

Ne ja bëmë me dije Millosheviqit se duhet të hiqte dorë nga Kosova dhe pas 78 ditësh, ai tërhoqi forcat ushtarake dhe policore dhe mbi 1 milion e gjysmë shqiptarë u kthyen në Kosovë në shtëpitë e tyre.”, ka thënë ai.

Ndër tjerash, Clark ka thënë se janë krenarë me forcat e NATO-s dhe me liderët e NATO-s që patën kurajon dhe krijuan rezolutën që t’iu ofrojnë ndihmë shqiptarëve në Kosovë. Kosova është vend i pavarur, ka ende punë për të bërë, por është shtet demokratik, po shkon në drejtimin e duhur.

“Një ditë do të anëtarësohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. E kisha për nder ta bëja, dhe ai ishte kontributi im jetësor.”, ka përfunduar Clark. Ndryshe, bombardimet e NATO-s në Kosovë kishin zgjatur 78 ditë, pas së cilës regjimi kriminel i Sllobodan Millosheviqit kishte kapitulluar duke tërhequr forcat nga Kosova e okupuar.
<

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button