“Mos vdisni”, në Lezhë nuk ka vend për varre

Të gjesh një vend për të varrosur një të afërm është kthyer në mision të vështirë në qytetin e Lezhës.

Prej dy vitesh hapësira në varrezën publike ka mbaruar. Gjatë kësaj kohe varret e reja janë hapur në rrugicat e dikurshme ku gjithashtu është shfrytëzuar gati çdo hapësirë.

Loading...

Por ndërsa për një pjesë të qytetarëve kjo ka qenë zgjidhje e detyruar për të tjerë ka krijuar shqetësim.

Shumë qytetarë thonë se tashmë e kanë të vështirë të gjejnë varret e të afërmeve të tyre të hapura sipas rregullave.

Situata e krijuar konsiderohet e paprecedent, ndërsa apelohet për zgjidhje.

Zgjidhja shihet varreza e re që po ndërtohet të fshatin Gocaj, ku siç pranon nënkryetari i bashkisë ka qenë peng i çështjeve burokratike.

Pas viteve 90, Lezha shënoi një rritje demografike me rreth 5 herë çka detyronte ngritjen e një varreze të re për bashkinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button