Haradinaj: Vështirë t’u besohet Evropianëve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me kushtëzimin e liberalizimit të vizave për heqjen e taksës.

Haradinaj ka komentua deklaratat e raportueses për viza në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon.

Loading...

Sipas tij është zor ti besohet zyrtarëve të Bashkimit Evropian që vazhdojnë të përmendin kushte për liberalizimin e vizave.

Ai thotë se edhe më herët janë vënë kushte të ndryshme, e për këtë fakt është bërë vështirë t’u besohet evropianëve.

Qysh me i besu evropianëve se niherë na thanë dialogu, tani taksën, tani kumedit çka na thonë. Është bërë zor me iu besu, se është e vërtetë çka ka thënë kjo zonja Fajon se edhe shefat e saj që kanë ardhë na kanë thënë që kryne këtë se e keni pastaj liberalizimin.

Ne po punojmë për këtë në shumë drejtime”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Megjithatë ai thotë se po angazhohën për këtë temë, ndërsa tregon se zgjedhjet në BE janë një aryse e vonesës së liberalizimit të vizave.

Ne po punojmë për këtë teme, megjithatë kjo nuk vjen me automatizëm pas kryerjes së kushteve se Evropa i ka procedurat e saj, e edhe zgjedhjet në BE”, është shprehur Haradinaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button