Edhe Shqipëria sanksione Assad-it

Listës me persona dhe kompani që bashkëpunojnë me regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Asad i është bashkuar së fundmi edhe Shqipëria.

Sanksionet parashikojnë ngrirje të pasurive financiare madje edhe ndalim të udhëtimit në Bashkimin Evropian për mbi 350 persona dhe kompani përkrahëse të politikave të qeverisë siriane.

Shqipëria dhe vende të tjera kandidate janë rreshtuar përkrah shteteve të Bashkimit Evropian për të sanksionuar mbështetësit e regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Asad.

Përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme dhe të sigurisë në BE, Federika Mogerini, paralajmëroi të martën masa të mëtejshme ndëshkimore për persona dhe kompani që po përfitojnë nga konflikti në Siri.

Vendet kandidate si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria, sikurse anëtarët e shoqatës evropiane për tregti të lirë dhe të zonës ekonomike evropiane kanë shprehur vullnetin për të garantuar që politikat e tyre kombëtare të zhvillohen në konsensus me vendimin e Këshillit Evropian.

BE e vlerëson dhe e përshëndet angazhimin e tyre

Sanksionet ndaj Sirisë nisën të aplikohen fillimisht në vitin 2011 dhe, dhe që nga ajo periudhë lufta civile në vend u ka kushtuar jetën mbi 250 mijë personave dhe ka dëbuar nga vendi miliona banorë.

Lista e personave dhe kompanive që bashkëpunojnë me regjimin e Asadit përditësohet në mënyrë periodike, dhe shkelësve u ndalohet të mbajnë asete financiare apo të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Të prekur janë veçanërisht biznesmenët dhe subjektet ndërtuese apo investitorët që hyjnë në partneritet me qeverinë e Izraelit, eksportojnë pajisje teknologjike që mund të shfrytëzohen për të monitoruar qytetarët, apo thyejnë embargon që BE ka vendosur ndaj karburanteve në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button