Borchardt: Policia t’i garantojë qytetarët se vota e tyre vlen

Ka nisur sot trajnimi i punonjësve të policisë për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, i cili tha se policia duhet të garantojë njerëzit se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare.

Loading...

“Jam i sigurt se sjella profesionale e institucioneve publike, duke përfshirë edhe policinë e shtetit mund të shtojnë tek njerëzit garancinë se vota e tyre me të vërtet është e vlefshme dhe se rezultatet përfundimtare pasqyrojnë vullnetin politik të të gjithë shoqërisë shqiptare. 

Kam  besimin se policia e shtetit do të jetë asnjanëse në këtë proces kaq të rëndësishëm dhe do të sillet me profesionalizëm dhe dinjitet“, tha Borchardt.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button