Ambasadori amerikan në Beograd: Qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por është Qeveri e Kosovës

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot se qeveria e Kosovës nuk është e ashtuquajtur, por Qeveri e Kosovës, dhe është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Scott ka folur kështu në Qeverinë e Serbisë në pyetjen e gazetarëve se sa ka shpresë për paqe kur vazhdimisht i bëhet presion Serbisë për bisedime me “të ashtuquajturën qeveri të Kosovës ku gjysma e udhëheqësve janë njerëz me dosje penale apo janë në procese gjyqësore”, raporton portali serb “Telegraf”.

Nuk është e ashtuquajtura qeveri e Kosovës por Qeveri e Kosovës, ne e konsiderojmë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ata janë përfaqësues të zgjedhur të Kosovës dhe me ta kemi kontakte, sikurse edhe me të gjithë përfaqësuesit e ndonjë shteti në rajon”, ka thënë diplomati amerikan.

Scott ka thënë se stabiliteti i rajonit mund të jetë më i mirë, por ka progres, ndërsa shtoi se një nga elementët kyçë është zhvillimi ekonomik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button