“53 fashikuj”, dosja e Tahirit transportohet me karrocë

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në orën 09:45 në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak prokuroria nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë, ndërsa avokati i Tahirit, paralajmëroi se nëse vijojnë zvarritjet do të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Një detaj që ka tërhequr vëmendjen lidhet me volumin e dosjes së Tahirit, e cila përmban 53 fashikuj duke detyruar punonjësit që t’i transportojnë në seancën gjyqësore me ‘karrocë’.

Ndërkohë që përpos ‘karrocës’ së mbushur plot, një punonjëse mbante në duar fashikuj të tjerë.

Gjyqtarja Miliana Muça nuk ka lejuar kamerat duke vendosur që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button