Miku i parë anglez për kokë i shqiptarëve…

Herberti në veprat e tij “Albania-s Greatest Friend” dhe “Aubrey Herbert and the making of Modern Albania”, të periudhës 190-1923, shkruan:

Obrej Herbert (Aubrey, 1880-1923). Diplomat, politikan dhe ushtarak anglez.
Më 1912 formoi shoqërinë në “Sir Herbert”, në të cilën merrnin pjesë parlamentarë, dijetarë e gazetarë. Qëllimi i saj ishte të ndihmonte pavarësinë e Shqipërisë. Presidenti ishoqatës më 1918 u zgjodh Sir Herbert dhe sekretare Edith Durham. Pas vdekjes së tij e vazhdoi veprimtarinë kontesha Carnarvon, e cila në kujtim të të birit, organizoi Komitetin Shqiptaro-Britanik në ndihmë të refugjatëve nga Kosova që u strehuan në fshatin Herbert, sot Qerret afër Kavajës.
Kontesha Elizabeth Carnarvon nisi të ndërtojë një institut kulturë”Aubrey Herbert” dhe një biblotekë për djelmërinë (1928). Por ajo nuk arrit ta shohë këtë, pasi vdiq pak ditë par përurimit.
Bibloteka për djelmërinë, e cila kishte 5 mijë libra, për kohën ishte shumë e pasur me vepra të autorëve grekë antikë e romakë, letërsi angleze dhe franceze etj.
***
Herberti në veprat e tij “Albania-s Greatest Friend” dhe “Aubrey Herbert and the making of Modern Albania”, të periudhës 190-1923, shkruan: “Shqiptarët kanë qenë gjithmonë dhe janë adhurues të zjarrtë të truallit e shkëmbinjëve të tyre; mënyra e jetesës që ata ndërtuam mbi to qe një sistem i vështirë, por u shkonte njerëzve përshtat. çdo njeri qe polic i aftë i vetvetes dhe hakmarrja ka qënë kodi i tyre i pranuar. Atë që, Europa do ta kishte cilësuar si hakmarrje, ata e kanë quajtur drejtësi. Nga pikëpamja e vendeve të qytetëruara, Shqipëria qe një vend pa ligje, por krimet, si ato q ënjollosin kronikat e gjykatave penale të Europës perëndimore, qenë të rralla… mbi kodin shqiptar mund të thuheshin shumë të gjëra.
Edhe pse nuk kishte hekurudha, kalorësia e mesjetës vazhdonte të ekzistonte…
Në Tiranë morën emrin rrugën: “Rruga Carnavon” dhe “Herbert” sot rruga “Punëtorët e Rilindjes”.
***
“Jashtë është një natë e përkryer, me një hënë të madhe të plotë në qiellin pa re. Haxhi Salihi po priste me një llambë të panevojshme dhe eci me të shpejtë përmes rrugëve të qytetit drejt një hani, ku Isai kishte ardhur të takohej me mua. Ai qe i rrethuar nga shumë prej malësorëve të tij të egër shqiptarë të mbuluarme armë. Ata krijon një tablo të bukur në dritën e hënës. Nja dy u afruan të më flisnin; përgjithësisht, ata kishin shumë ftohtë, por ngjanin sikur dridheshin nga emocioni. Pastaj më treguan shkallët dhe jashtë, në shesh pushim, sihte një tjetër grup shqiptarësh të armatosur.
Kudo nëpër mure vareshin armë. Hyra në një dhomë mjaft të gjerë, ku gjeta Isa Boletinin, një shqiptar shumë i gjatë, i zhdërvjellët, truplidhur, hundëshqiponjë me sy të gjallë dhe me një fytyrë të pashme, krenar, i veshur me rroba gege…”Disatë shtëna plasën nën dritare. Une isha i interesuar për bisedën dhe nuk ua vuri veshin. Isai tërhoqi një perd të vogël dhe hodhi vështrimin në dritën e hënës. Ndërsa ai bëri këtë, një duzitë të shtënash gjëmuan fare afër.
Në çast, njerëzit e tij u futën në dhomë, duke marrëarmët nga muret. Ata ecnin me këmbët e tyre si të valltarëve dhe sytë u shkëlqenin. Isai u çua në kmbë me një pushkë në dorë dhe më tha: “Shtëpia është rrethuar nga turqit. Unë po shkoj të çaj rrugën me luftë.” Unë i thashë: “Unë nuk kam të bëj me këtë por do të vij me ty, që, nëse të kapin, turqit nuk dotë qëllojnë po të jem unë aty.” Ai tha: “Jo, jeni mysafiri im. Nderi im nuk ma lejon këtë, ju mbroni dajlin tim.”
Ata u kthyen sërish pothuajse menjëherë. Me sa dukej jashtë kishte pasur vetëm një grindje- turqit, thanë ata- dhe s’kishte pasur të lënduar. “Jam shumë i gëzuar që e pashë këtë. Ishte diçka e mrekullueshme mënyra me të cilën ata silleshin rreth Isa Boletinit. Ata ishin si njerëz mbi susta, aktivë dhe të zhdërvjellët si pantera.” Duke folur në shomën e ulët të parlamentit anglez më 29 qershor 1914, A. Herbert tha:
“Unë kisha marrë telegrame prej të gjitha shtresave dhe besimeve në Shqipëri lidhur me përndjekjet.
Unë kisha marrë letra nga misionarë anglezë dhe amerikanë. Gjithashtu kam dëgjuar – ndonëse nuk do ta citoj këtë, sepse informacioni nuk është më i riu – nga Zoti Borshie, The Times. E fundit fare, unë kam dëgjuar nga filohelenë që e kanë për zemër të mirën e Greqisë, dhe dëshmia e tyre ka qënë ndoshta më e keqja nga të gjitha.
Do ta leoj atë të përmbledhur. Ajo është dërguar nga Gjirokastra më 18 qershor 1914.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *