Zëvendësi i Peleshit tregton kimikate dhe pesticide për bujqësinë (?)

“Ju them me kompetencë, që shqiptarët nuk po helmohen. unë jam një konsumator si ata bashkë dhe nëse do ndodhte një gjë e tillë, nuk do rrija më në detyrën si zëvendësministër. Kuptohet, që ka raste të veçanta e sporadike në treg, por është në objekt dhe në vëmendje të ministrisë dhe të Ministrit Niko Peleshi”.

Kjo është deklarata e zv.ministrit të Bujqësisë Dhimitër Kote (në foto me Peleshin) mbrëmë në ekran, i pyetur për sigurinë e produkteve ushqimore që po tregtohen në Shqipëri.

Por sipas një dokumenti të botuar sot në disa portale zv.ministri rezulton aksioner në një biznes që merret pikërisht me bujqësinë dhe ushqimet.

Loading...

Sipas këtij dokumenti, firma me emrin “KOTE FARM”, kryen eskport-import dhe tregti të brendshme plehrash kimike, fidanë të cdo lloji e kulture, pesticide, impute të ndryshme bujqësore, grumbullim, seleksionim, ambalazhim, eksportim e shitje agrumesh brenda vendit.

Biznesi është hapur në 9.10.2016

“Zëvendësministri që mbrojti prodhimet kancerogjene OMGJ e pa asnjë vlerë ushqyese, qenka një nga batakçinjtë e zyrave të larta të pushtetit, që importon dhe fut në tregun e bujqësisë shqiptare, plehra e hormone kimike, të cilat prodhojnë, fryjnë e pjekin brenda ditës, perimet dhe zarzavatet” – shkruan portali Pamfleti.

Edhe sikur të mos jetë kështu, fakti që një zyrtar i lartë shtetëror posedon biznes privat, me objekt tregtim lëndësh ndihmëse për bujqësinë, duke qenë vetë zv.ministër i Bujqësisë është një konflikt i dukshëm interesi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *