Turistët e huaj të interesuar për të shkuarën e qytetit të Durrësit

Qytetin e Durrësit, sipas shifrave zyrtare, e kanë frekuentuar shumë të huaj që nuk kanë qenë të interesuar thjesht për bregdetin. Krahasuar me vitin e kaluar, këtë sezon kanë vizituar objektet e trashegimisë kulturore 30 perqind turistë të huaj.
Për të huajt Durrësi, nuk do të thotë vetem det. Janë të shumtë ata që shfaqin më shumë interes për tu njohur me të shkuarën e qytetit antik. U hasëm me një grup turistësh të ardhur nga Italia. Ata e shohin për herë të parë muzeun arkeologjik. Ndonëse në shtetin fqinj janë të shumtë muzetë e tilla, ata thone se janë befasuar nga ajo çfarë kanë parë në Durrës.
Turisti 1: “Është hera e parë që vij dhe shoh një muze shumë bashkëkohor. Është e vështirë të vish këtu në shqipëri dhe të gjesh një muze të tillë. Për ne është diçka e re, edhe pse në Itali i njohin pak këto gjëra dhe kemi parë gjëra që janë të njëjta me ato që kemi ne në Itali. E kanë thënë disa se shqiptarët e lashtë janë të njëjtë me etruskët tanë në Itali dhe për këtë arsye mendoj se jemi vëllezër”.

Turisti 2: “E pamë muzeun dhe me pëlqeu shumë, ka me të vertet gjëra shumë interesante. Me të vërtet jam shumë e kënaqur që jam këtu dhe këtë muze e shoh për herë të parë”.
Numrin e lartë të të interesuarve për objektet e trashëgimisë kulturore e konfirmon edhe Drejtori i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare Patriot Beqaraj
Patriot Beqaraj, drejtor i DRKT: “Për objektet e trashëgimisë kulturore ka qenë një sukses sepse fluksi ka qenë jashtëzakonisht i lartë në krahasim me vitin e kaluar. Mund të themi që kemi një rriitje me 37% në rritje në numër ekzakt të vizitorëve. Sigurisht dominantë kanë qenë turistët e huaj, por nuk duhet të lemë pas dhe truistët vendas.”
Afro 30 përqind turistë të huaj më shumë se vitin e kaluar kanë vizituar dy monumentet më të rëndësishme të qytetit të Durrësit, muzeun arkeologjik dhe amfiteatrin antik. Deri në fund të vitit pritet dyfishim i numrit të turistëve të huaj, ndonëse ka edhe shumë të tjerë që janë vizitorë të monumenteve të trashëgimisë kulturore pa biletë./abcnews

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button