“Tifozat Kuq e Zi”, ndihmë për spitalin skocez

Ndoshta shuma ka qenë simbolike për nevojat që mund të ketë një spital, por gjesti ka bërë jehonë të madhe. “Tifozat Kuq e Zi”, të ndodhur në Glagou të Skocisë për ndeshjen e Kombëtares, kanë dhënë nj kontribut për spitalin e fëmijëve.

POSTIMI I TIFOZAVE KUQ E ZI

“Gjatë ndeshjes kundër Skocisë, anëtarët tanë, përveçse u konsideruan nga vendasit ‘ambasadorë’ të denjë të ngjyrave Kuq e Zi dhe traditave e kulturës shqiptare, mblodhën edhe një kontribut simbolik për Glasgow Children’s Hospital Charity, spitalin e fëmijëve në Glasgow.

Loading...

Paralelisht, tifozët e Kombëtares skoceze nën grupimin Tartan Army, 2000 prej të cilëve pritet të vizitojnë Tiranën në Nëntor, kanë filluar mbledhjen e fondeve për ARSIS Social Organization for the Support of Youth, organizatën në përkrahje të të rinjve shqiptarë”

Vetëm një ditë më parë, ishte Presidenti Ilir Meta që priti një përfaqësi të këti grupimi, që janë rikthyer pas dy viteve bojkot në stadiumet e Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *