Shën Pali e shkroi letrën drejtuar korintasve në Lis

Pra krishtërimi në viset shqiptare është ngritur mbi një bazë apostolike, dhe origjina mund të jetë midis itinerarit, Durrës-Lezhë.

Iliriku ka hyrë në literaturën e Shënjtë falë Shën Palit Apostull, i cili në letrën e tij drejtuar romëkve thekson se: “Kështu, qysh prej Jeruzalemit e për qark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit”, çfarë ‘nënkupton predikimin fizik të Shën Palit në Ilirik’.
Mendohet se Shën Pali e ka predikuar besimin e krishterë në trojet ilire duke nisur nga çdurrësi, gjatë udhëtimit të tij të tretë rreth vitit 59. Shën Pali duhet të ketë kaluar nëpër zonën e Durrës-Lezhë, për të mos thënë se është krej e mundur që Letrën drejtuar romakëve, ta ketë shkruar në Iliri.
Në këtë përfundim mbërrijmë për faktin se, në këtë letër, vetë Shën Pali duke iu drejtuar romakëve shkruan se: “Maqedonia dhe Akaja vendosën t’u dërgojnë një ndihmë shenjtërve të varfër të Jeruzalemit”, çfarë të bën te mendosh se ai nuk ka qënë as në Maqedoni dhe as në Greqi ndërsa u shkruan romakëve, por në Iliri.
Pra krishtërimi në viset shqiptare është ngritur mbi një bazë apostolike, dhe origjina mund të jetë midis itinerarit, Durrës-Lezhë.
Mendojmë për një moment; vështirë se Pali mund ta kishte shkruar nga Durrësi pas një kohë shumë, shumë të gjatë udhëtimi, dhe si përfundim pas arriti në një destinacion më të mirë dhe i rehatur nga udhëtimi, ai në Lezhë nisi të shkruante letrat e tij epistolare.
© | Xh. N

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button