Rruga e Kombit/ Gjithçka gati për të nisur taksimin të hënën

Dita e hënë (17 shtator) do të shënojë hyrjen në fuqi të tarifës për qarkullimin në Rrugën e kombit.
Kompania që ka marrë me koncension shërbimin, ka zgjeruar në 10 sportele pikën e pagesës dhe tashmë është në fazën e testimit të sistemeve dhe kolaudimit  të pistave.
“Çdo gjë ka përfunduar, çdo gjë është gati. Thjesht tani po bëhen kolaudimet e pistave”, është shprehur inxhinieri Klajdi Gorea.
Siç është bërë e ditur, banorët e qarkut Kukës do të përfitojnë nga një skemë lehtësuese.
Dy pista janë dedikuar për mjetet  e këtij qarku. Pista e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe  tjetra në kthim.
Drejtuesit e mjeteve nga ky qark duhet të kujdesen më parë për të zgjedhur pistën e dedikuar për ta.
Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe ata do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej 100 lekësh me TVSH, si në këtë shembull.
Çdo mjet që i korrespondon qarkut Kukës, çdo targë e secilit mjet është futur në sistem dhe çdo banor do të verifikohet dhe normalisht që do të paguajë tarifën e reduktuar”, tha Goga.
Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark.
Inxhinier pranë firmës koncensionare, thotë se veç përgatitjeve teknike, rëndësi e veçantë i është kushtuar trajnimit të operatorëve dhe punonjësve të mirëmbajtjes të cilët janë të gjithë nga qarku Kukës.
“Bëhet trajnimi si i operatorëve por dhe stafit të mirëmbajtjes që do të mirëmbajnë komplet pistat. “
Tarifat bazë janë për motorin 2.5 euro, veturë 5 euro, autobusë dhe kamionçina 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro dhe kamionët e rëndë 22.5 euro.
Përdoruesit e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifës.
Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në “Rrugën e Kombit” lëvizin rreth 5.000 automjete.
Kompania ka vënë në dispozicion të qytetarëve numrin e telefonit 0800 0400 ku mund të telefonojnë falas për çdo pyetje e paqartësi./ oranews/ZgjohuShqiptar.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *