Ndal përçarjes Veri – Jug!

Apel i Shoqatave Atdhetare e Kulturore të fshatrave të Tepelenës

Kryesitë e Shoqatave Atdhetare e Kulturore që veprojnë në Tiranë, që përfaqësojnë Krahinat e Tepelenës, të mbledhura më datë 31.08.2018 në Tiranë, bazuar në misionin e tyre atdhetar, që, e kryejnë në bazë të programit të sanksionuar në statutin e tyre, kanë ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të madh, debatin e hapur kohët e fundit për Kampin e Punës në Tepelenë, nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Ministria e Kulturës. Disa muaj më parë u debatua ashpër për kampin, për nismën e marrë për ta shndërruar atë, në një kamp si “Aushvic i Shqipërisë.” Absurditet dhe miopi historike e këtyre nismëtarëve dhe e Ministres së Kulturës.

Në kushtet e reja të pluralizmit, të lirisë së shtypit dhe të informacionit, një kryqëzatë e zezë me shumëllojshmëri shpifjesh e banalitetesh publicistike është ngritur kundër LANÇ-it, duke arritur deri aty sa ta quajnë atë si luftë civile. Jo zotërinj! LANÇ-i nuk ka asnjë element të luftës civile. Duke dashur të japin ligjërata allaturka, këta ideologë, teoricien e apologjetë të reaksionit shqiptar, kërkojnë të korrigjojnë historinë. Por historia nuk është koniunkturë politike që bëhet me konsensus politik, ajo është e fiksuar në dokumente që provojnë të vërtetën historike.

Loading...

Partia neofashiste PD-ja, dhe pinjollët e bashkëpunëtorëve të fashizmit, të drejtuara nga komunisti fanatik i kthyer në “demokrat” e antikomunist flaktë, Sali Berisha, ky Neron i Kombit shqiptarë, ju vërsulën simboleve të LANÇ –it, duke shkatërruar lapidare, memoriale, varrezat e dëshmorëve, muzeumet, ju hoqën ëmrat e heronjve dhe dëshmorëve, institucioneve, shkollave rrugëve dhe ju vunë emrat tradhtarëve e bashkëpunëtorëve të fashizmit. Të njëjtën gjë bënë këto forca të errëta me pasoja të rënda për ekonominë shqiptare, duke e vjedhur e shkatërruar çdo vepër e ndërtuar nga komunistët, si në bujqësi, industri, në arsim, shëndetësi, shkatërruan ushtrinë dhe sistemin e drejtësisë me kursin e plepave.

Ne e kemi ndjekur me vëmëndje këtë revansh anti Jugë, anti Labëri, antihistorik e antikombëtar që kanë ndërmarrë në të kaluarën dhe kohët e fundit, këto mendje të çmëndura dhe antishqiptare, me idenë e anti komunizmit përpiqen, me të gjitha mënyrat e format që të godasin e të denigrojnë një nga trevat më patriotike të vendit, siç është Labëria, si baza kryesore e LANÇ. Këto grupe, pseudointelektualë dhe pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashizmit, të mbështetura nga PD e neofashistët e rinj, insistojnë se në Tepelenën Labe, ishte ndërtuar kampi famëkeq i shfarosjes në masë duke e quajtur “Aushvci shqiptar”. Kjo është një e pavërtet historike. Në Tepelenë ka pasur një kamp pune, kur në Tepelenë nuk kishte fare punë, me përjashtim të një hoteli privat dhe një kafene që ndalonin autobuzët e linjës Tiranë – Gjirokastër.

Nga muaji prill e deri më sot, nga përfaqësuesit e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit po propagandohet me të madhe, për ta paraqitur kampin e punës në Tepelenë si “Aushvicin e Shqipërisë”. Pse ky sulm ndaj Tepelenës dhe Labërisë në këtë kohë cili është qëllimi? Shtypi ka trajtuar probleme të neveritshme dhe të pavërteta gjatë kësaj periudhe. Ne si shoqata shprehim keqardhjen dhe indinjatën e thellë, se të gjitha gjërat që janë thënë dhe shkruar janë të pavërteta. Pse doni ta njollosni Tepelenën dhe Labërinë, sepse vetëm e vetëm, se ajo është e krahut të majtë, ky është një abuzivizëm i rëndomte dhe jashtë çdo logjike për kohën që po kalojmë.

Kush e kërkon përçarjen Jug e Veri, Kur ne jemi të gjithë shqiptarë, pse kjo politikë dashakeqëse dhe urrejteje ndaj tepelenës dhe Labërisë? Sepse Labëria dhe Tepelena kanë qenë baza e fuqishme e LANÇ-it dhe është kundër neofashistëve të rinj që kanë kapur politikën shqiptare dhe është për unitet kombëtar dhe jo përçarje. Ne si Kryesi shoqatash, mbështesim porosinë që i bëri kongresmeni Amerikan Joe DioGuardi Kryetarit të Bashkisë Tepelenë Z. Tërmet Peçi, mbështasim të gjithë ata autorë që kanë marrë pjesë në këtë debat dhe kanë dhënë mendimet e tyre të drejta si Prof.Dr. Pëllumb Xhufi, gazetarët, Bedri Islami, Xhevdet Shehun dhe Viktor Mala, Mero Baze, studiuesin Bashkim Qeli, veteranët Krenar Progonati, Drago Shehu, Beqar Skënderin për mbështejen kurajoze e drejtë e bindëse për opinion e gjere mediatik, për kampin e punës në Tepelenë. Ne do të respektojme vauajtjet e njerëzve të pafajshëm por do të mbrojmë me vendosmëri idealet, vlerat, zakonet e tradita labë dhe kontibutin patriotik të popullit të Tepelenës, si gjatë LANÇ-it dhe në ndërtimin e vendit pas luftës.

I sugjerojmë Këshillit Bashkiak Tepelenë dhe Kryetarit të Bashkisë Z. Tërmet Peçi, që të organizojnë një referendum në të gjithë Tepelenën, për problemin e Kampit dhe në rast se Qeveria e vendos, që të bëhet memoriali, është referendumi ai do të vendos. Në rast se nuk pranohet referendum, historia ka treguar se populli tolerant i Tepelenës, simbolet e pa dëshiruara, që njollosin krenarinë e tij, i ka hedhur në lumin Vjosa si të pa dëshiruara për trevën Labe.

Shoqata Atdhetare “Labëria”, Kryesia e Shoqatës “Luzati”, Kryesia e Shoqatës “Tafil Buzi”, – Kryesia e Shoqatës “ Derveni”, – Kryesia e Shqatës “ Krahësi”, – Kryesia e Shoqatës “ Lopësi” dhe përfaqësues nga të gjitha krahinat e Tepelenës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *