Lu: Është e komplikuar, por demokracia bashkon amerikanë e shqiptarë

E ndajnë vetëm pak ditë nga largimi nga vendi ynë.

Por ndërsa Donald Lu ka zhvilluar disa takime me liderët kryesorë të politikës për t’iu dhënë lamtumirën, ka dhënë sot mesazhin e fundit për demokracinë.

Në një shënim në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në “Facebook”, Lu shpjegon demokracinë dhe faktin se ajo arrihet me sakrifica.

Loading...

Sipas Lu-së është një rrugë e mbushur me përplasje e polemika, por ambasadori thekson se ja vlen ta arrish demokracinë, pasi na garanton liritë tona themelore.

“Sot është #DitaNdërkombëtareEDemokracisë. Çfarë do të thotë demokraci për ju?

Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar.

Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika por, në fund, demokracia na garanton liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, shkruhet në faqen e ambasadës së SHBA.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *