Kush i zbuloi planet shoviniste greke në Konferencën e Paqes?

Shpëtuam për pak...

Letra e Konicës për Nolin ku i rrëfen për planet e grekëve që do të prezantohen në Konferencën e Paqes

Në Romë, hotel Russia
Më 26 të gushtit 1920
[Letër Fan Nolit]

Loading...

At V. Çamëçia me At Vasil Markon u nisnë die për Brindisi, si pas fjalës që kishit. At Markon e pashë shumë të egërsuar; më tha At çameçia sa frikë që ay mos përsëriti zëniet e Amerikës. At çameçia i bie pas, po me gjysmë zëmër. Do të ish mirë të vijit këtu sa më shpejt – se, edhe në mos daçi hë-për-hë me ta edhe të shkruani impresjen e spicave t’atij arrivistit pa turp, Kol Tromarës.

Faksimile e letrës origjinale të Faik Konicës për Nolin
Nukë e di. Pandeli Evangjeli a e mori një letrë 10 faqësh të mbëdha që i dërgova? Me t’im vëlla, marrëdhëniet politike i kam prerë, -dhe s’jam as pakë në humor të bëj shaka në një orë tragjike ku më duket setë gjithë janë bërë të verbër.
Përandaj po ju komunikoj juve një lajm me rëndësi nga një burim diplomatik grek i sigurtë: Greqia ka gatitur një memorandë për Konferencën e Paqes, ku do të provojë se Shqipëria është bërë një vatrë paislamikeedhe një sukursalë e Mustafa Qemalit.
A bon entendeur, salut!
Mbetem juaji me zemër,

Faik Konitza

P.S-Nuk so t’ish mirë të shkojnit me t’im vëlla në Tiranë, të rijit ca ditë e hapjit pakë sytë mi katastrofën ku na shpien?
© | Xh. N

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button