Konica evidenton nënën e mjerimeve shqiptare

Vetëm Shqipëtarët s’kanë nja gjuhë të tillë; edhe andej vjen që kemi mbeturë të ndarë njeri nga tjatërin, andej kanë rrjedhur aqë të këqia për neve të mjerët.

PËR THEMELIN E NJA GJUHËS LETRARISHTËS SHQIP
Të tërat vendet e dheut kanë nja gjuhë letrarishte, d. m. th. të qëruarë dhe të zbukuruarë, që me atë shkrohen vivllat, letrat punërat; janë dhe të tjera mënyrë gjuhëra, po për kuvend vetëm. Për tregim: Venecianët thonë, në kuvend: “Como a Vinezia” po të gjithë ata shkrojnë: “Como a Venezia”, se kështu e jep gjuha letrarishte e Italianëve.
Hispanasit kuvendojnë nja qint mënyrë nënëgjuhëra po vetëm nja: Kastilishti është gjuhë.
Për mos vajtur lark Shqipërisë, le të kujtojmë që në Greqi të qëmoçme ish – përmbi shumërinë e nënëgjuhërave – nja gjuhë që e thoshin të përgjithshme (ή χοινη), në të cilën shkrojtin më shumë Pllutarku dhe Straboni, edhe me të cilën kuvendojin bashkë dy Hellenë qi s’qenë lindur në nji dhe.
Vetëm Shqipëtarët s’kanë nja gjuhë të tillë; edhe andej vjen që kemi mbeturë të ndarë njeri nga tjatërin, andej kanë rrjedhur aqë të këqia për neve të mjerët.
Është nevojë dhe shtrëngim të hedhim themelin e nja gjuhës letrarishtes; është nevojë dhe shtrëngim të shkrojmë të gjithë sa jemi, p. t. “bora”, jo ndrydhe; po pastaj le të themi në kuvend, zbora, dbora, vdora, xbora, vora, vora, kio s’bën gjësendi.
Ë rënda e punës godit që – me marë nja nëngjuhë shqipe si shtypin e gjuhës letrarishtes të Kombit – është frikë të mos mëriten ata qi kuvendojnë nënëgjuhërat e tjera; se Perëndia na shpëtoftë me kokën që kanë Shqipëtarët!
Është dhe vërtet, që ve munt Elbasanishtes, as nja nënëgjuhë ka miaft qëruari për me u-lartuem në krye të tjerave. Andaj, duhet të marim pakë nga të tëra nanëgjuhërat; dhe jo të marim si të bjerë, po mbase këtyreve kanuneve:
I. Kur nja fjalë përthohet(1) në shumë mënyre, po mban gjithënjë afro nji zë – si bora, shora, etj – atëhere duhet të mbajmë atë fjalën kujt buza (forma) afërohet më shumë rrëzës.
II. Kur dy a më shumë fjalë kanë afro nji shpirt – si shoh, vështronj, shikonj, – atëhere duhet të zgjedhim ç’do fjalës shpirtin e vetë.
III. Kur nukë njohim rrëzën dhe kemi liri të zgjedhim, atëhere kuptohet pa thënë që është nevojë të mbajmë atë fjalën kujt zëri fërkon më ëmbël veshin.
Nja tjatërë herë do të tregojmë dhe kanunët mbas të cilëve lipset: 1n të nxjerim fjala të ra, 2n të punjomë gjuhën.

Tani, me qënë që e Përkohëshmia Shqip do të këndohet prej më të letruarve Shqipëtarëve, ne u-ndodhtë njeri kujt t’i duket që neve lajthitemi, ai ka nevojë të na shkrojë që të mundet të vejë mbarë puna1.
***

Shkroni, gjithënjë bora, jo ndryshe: se kio fjala, si duket, ka shoqëri me: βορεάς, d. m. th. era qi fryn nga an; e borës.
Shoh, d. m. th. “sytë time kuptojmë gjëkafshë” (tq. gjonmeq, gr vlepo, frëngjisht: voir). Vështronj d. m. th. “kthen sytë dreq nji vent” (gr. paratiro, tq. bakmak, fr. rëgardër).

Loading...

Shiko d. m. th. “mendohem duke vështruar” (gr. paratiro sillojizomenos a me dreqt sillojizome pratiron, tq. nazar-i-itibara allmak, fr. considerër)
Tri është fëmërë, tre është makull: Tri gra, tri pula, tri herë: tre pleq, tre pishq, tre ulërimë.

Nji është mashkull, nja është fëmërë (nukë ka një): Na herë nji mbret kish nji vëlla, nja motrë, nji-zet djem, e nja-zet vasha; djemtë dojin njiri tjerërin dhe vashat njara tjetarën.

Qi është në vent të “i cili, e cila”: qëni qi ka emër grek, etj. Që d. m. th.: 3n “të cilin, të cilën”, qënin që ë thonë turk; 4n si hl. Ϊνα, gr. dhia na, It. ut, tq. ta qëh, p.t: prigtërit punojnë që të na kllasin në var(2).

            T. S. B.

1 – Sot për sot duhet të ndërtojmë më të nevojshimat; andaj, ato që shkrojnë këtu janë jo mbas radhës së grammatikës, po mbas radhës së nevojës.
2 – Nukë na mbëti vent për më shumë.
Nr. 1, 25 mars, I/1897

Nr. 1, 25 mars, I/1897

T. S. B. (= Trank Spiro Beg, pseud., Faik Konica): Për themelin e nja gjuhës letrarishtes shqip. – I/1897, Nr. 1, ff. 4-5.

© | Xh. N

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *