Kampet e sirianëve në Shqipëri një pamundësi shumëdimensionale!

Dy fjalë për kampet e sirianëve dhe shifrave që qarkullojnë nëpër media.

Nga Genta Kaloçi Skënderi – Kjo çështja e sirianëve tingëllon njësoj si kauza e humbur e demontimit të armëve kimike. Dëshira e madhe, por mundësitë të vogla, minimale për tëi realizuar.
Shqipëria është një vend i vogël, por nuk mund të bëhet pengesë për zhvillimin e Europës dhe Gjermanisë së madhe e të bashkuar! Pikërisht për këto arsye nuk duhet të ndalen turrmat e njerëzve për të shkuar drejt këtyre vendeve. Këto vende kanë nevoj për krah pune, në këto rrethana ku ka më mirë sesa krahu i lirë i punës së refugjatëve Sirianë të cilët gjenden përpara jetës dhe vdekjes. Ky fakt i bën më kërkues në tregun e punës pa shumë kërkesa, pa pazare, pa të drejta dhe ky lloj emigrantësh, refugjatësh që lëvizin për shkak.të luftërave të vazhdueshme mbajnë gjallë sistemin kapitalist. Ky lloj punësimi është formë e re e skllavërimit modern. U urojmë rrugë të mbarë në destinacionin e tyre dhe të b/jetojnë siç kanë bërë për dekada shoqëritë multikulturore të Europës veriperëndimore.
Nga ana tjetër ne jemi një vend i vogël, me burime të kufizuara. Dëshira për të ndihmuar është gjithmonë e madhe në raste të tilla, por mundësitë tona janë të limituara duke marrë parasysh situatën kritike që kemi trashëguar nga politika shkatërruese 28vjeçare e ndjekur nga kërrmat politike të këtij kombi dhe tutorët e tyre në pd, ps, lsi me bishtajet e tyre.
Prandaj, për ta mbyllur, Shqipëria nuk do bëhet pengesë për Europën me sirianët e saj, por mjafton që nuk do jenë stacion në territorin tonë të kufizuar që nuk ka kapacitetet për një fluks dhe eksperiencë për tu përballur me problematika të tilla.
Në këto 3dekada kemi eksportuar burime njerëzore, jemi mësuar vetëm me këtë realitet. Ndërkoh që përballja me importimin e njerëzve na krijon probleme jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin. Mungesa e eksperiencës, strukturave të specializuara, burimeve njerëzore në situata të tilla do të ishte burim problemesh të shumta në të gjitha fushat socialoekonomike të vendit dhe rajonit që përballet me problemet e stabilitetit të saj shumëvjeçar. Një çështje e tillë minon sigurinë dhe do të ishte jashtë përmasave të përballjes së mundshme. Prandaj, europa ka mbështetur shumë mirë idenë e Turqisë dhe Greqisë për të strehuar kampet e sirianëve. Ne vazhdojmë ti përkrahim këto shtete për punën dhe ndihmën që japin ndaj këtij problemi social. Janë shtete me kapacitete njerëzore dhe hapësira territoriale më të shumta e më të mëdha se vendi ynë.
Refuzimi nuk është ndaj dhimbjes njerëzore, por ndaj pamundësisë së zgjidhjes së problemit në mënyrë efektive. Nuk mund ti biem kraharorit me krenari të rreme siç bëjnë përfaqësuesit e pd, ps, lsi-së për pak shfaqje në media për të harruar problematikat e vërteta të shoqërisë shqiptare. Të gjitha palët e luajnë shumë bukur me popullin lojën e manipulimit, keqpërdorimit të lajmit dhe propagandës partiakopolitike. Njëra palë hiqet sikur nuk mundemi, tjetra palë sikur mundemi, qesharakë deri në palcë, njëra palë për tiu lëpirë amerikës, tjetra palë duke iu lëpirë europës, por mungon pala që duhet të mendoj e të punoj për shqiptarët për të cilët është punësuar e votuar.
Kjo palë mungon në këtë vend prej tre dekadash. Ndërkoh që kemi një klasë politike aktuale që ka shkatërruar gjithçka që përbën dhe pëmban institucionet shtetërore duke e bërë të pamundur marrjen e një përgjegjsie të tillë. Kjo shfaqje alabakësh duhet të përfundoj ashtu siç kanë përfunduar edhe shumë shfaqje të këtij niveli në këto katër vite përpjekjesh nga Grupi i Punës për të arritur në ditën që klasa aktuale politike do marri trinitetin e artë, Burg, Sekuestro, Konfiskum. Pa vendosur drejtësinë në vendin e duhur për çështjet madhore nuk do mund të përballemi kurrë me problematikat e brendshme dhe ato të jashtme në nivelin e duhur dipllomatik.
Pa vendosur drejtësinë deri te kupola e politikës nuk do mund të zgjidhim problematika të këtyre standarteve, por do gjendemi si komb, shtet me kokën poshtë shalëve të vendeve që na diktojnë vendimarrjen.
Drejtësia duke filluar nga brenda është një goditje e fortë jo vetëm ndaj krimit politik, mafies së pushtetit, klanit rajonal, por mesazh se shteti mund të funksionoj ndryshe, mund të b/punoj në rrethana dhe kushte nëse jo të barabarta të paktën jo përbuzëse e nënshtruese.
Megjithatë, falenderojmë grupet e interesit për idenë e hedhur, sigurisht që këto ide përkrahen me fonde ndihmë nga BE, por është një ide e pamundur për të realizuar për shumë arsye gjeopolitike dhe jo vetëm këto.
Suksese europës dhe sirianëve në rrugëtimin e tyre të përbashkët. Në jetë secili merr atë që dëshiron.
Europa krahun e lirë të punës për të cilën ka nevoj, (meqse është duke u plakur) pa të drejta sindikatash dhe sirianët marrin vendin e realizimit të ëndrrave dhe mundësive për të mbijetuar.
Mbarësi të gjitha palëve! Suksese!
Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të ZgjohuShqiptar.al

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button