Ja sa vite jetojnë shqiptarët

Jetëgjatësia në shumë shtet të botës është rritur me ritme të shpejta duke ju afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar, por shqiptarët sipas studimit të fundit jetojnë më pak se mesatarja e BE.
Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri, ku ndotja dhe siguria ushqimore janë problematike, sipas studimit të Eurostat ka një tendencë të rritjes së jetëgjatësisë.
Në Shqipëri jetëgjatësia ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77 vjeç për meshkujt. Por, duket se femrat shqiptare jo vetëm punojnë më shumë, por kanë jetë më të gjatë në raport me meshkujt. Të dhënat e OBSH-së tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri po ulet.
Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, duhanpirja, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet.
Sipas të dhënave të Eurostat jetëgjatësia në Europë për gratë është mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt.
Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë në BE, gjashtë ishin në Spanjë, tre në Francë dhe një në Itali. Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa vitet e fundit shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç./ZgjohuShqiptar.al

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button