FOTOT/ Ja si do të duket “Unaza e Madhe” nga dogana tek ‘Pallati me Shigjeta’

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur sot 3 tendera me një vlerë prej 40 milionë euro, për të ndërtuar mbikalimet nga Pallati me Shigjeta tek Dogana në Tiranë. Sipas ARRSH-së, punimet do të zgjasin për 24 muaj, ndërsa mbikalimi më i madh do të jetë tek vendi i quajtur “Shqiponja”. Këto tre projekte, kanë për synim të lehtësojnë trafikun si dhe të rrisin shpejtësinë e hyrje daljeve nga Tirana.
Tenderi i parë me 1 fond limit prej 2.25 miliardë lekë, është planifikuar që të shpenzohet nga 2018 deri më 2020. Në tre nivelet e parashikuara do të ndërtohet edhe një nënkalim nga rruga Dritan Hoxha duke shmangur rrethrrotullimin për makinat që dalin nga Tirana e kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button