Albania koniciane, centimetri i parë i botimeve kulturore shqiptare…

“Albania” ishte një vegël kombëtare, ishte një terren stërvitjeje ku u mprehën penat e rilindasve dhe patriotëve më të shquar shqiptarë

Çdo figurë përgjatë historisë sonë kombëtare ka dhënë kontribute dikush me penë, dikush me pushkë. Këta të fundit janë ai shumë sa nuk numërohen, por të parët janë më pak se gishtat e njërës dorë.
Njëri prej tyre është Faik Konica, një erudit dhe studiues e gjitholog kalibri.
Pjesa ime më e preferuar në vlerësimin e Konicës si simbol kombëtar qëndron tek “Albania”, revista e parë shqiptare e themeluar jashtë Shqipërisë dhe e para revistë shqiptare e botuar periodikisht.

Faik Konica, Uashington 1939
Vetëm djalosh 21 vjeçar dhe i vetëm, ku më 1897, Faik Konica çel në Bruksel, në kërthizë të kontinenti, revistën e ndritur “Albania”, në rrugën “Albania”, me identitetin e tij nga “Albania” në shërbim të “Albania-s”.
“Albania” si thotë Konica nisi botimin në nëntor 1896 e doli vetëm me 25 mars 1897 në Bruksel të Belgjikës. Aty e nxorri deri në 1902, vit në të cilin shkoi në Londër dhe atje nxjerr Nr.6 të korrikut 1902, numri i parë i botuar në Britaninë e Madhe. Vijoi kështu deri në vjetin 1907. Nuk doli krejt 1908-ën dhe e mbylli me numrin Nr. 1 të 1909-s me mendimin ta çonte para botimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Revista kulturore Albania, botim i vitit 1899
Ç’ka revista famëmadhe “Albania” për tu vlerësuar? Ehe, “Albania” ishte një vegël kombëtare, ishte një terren stërvitjeje ku u mprehën penat e rilindasve dhe patriotëve më të shquar shqiptarë, “palestra e parë e tyre” (aty shkroi Atë Gjergj Fishta, Dom Ndoc Nikaj, Mithat Frashëri, Andon Zako Çajupi, Konstandin Kristoforidhi etj), por më kruçialja ishte funksioni i “Albania-s” në prezantimin e çështjes shqiptare tek Fuqitë e Mëdha dhe tek europianët (tentavia më e hershme e Konicës për ta bërë të njohur çështjen shqiptare tek Fuqitë e Mëdha ishte kur ai vetëm 17 vjeç i shkruan një letër të guximshme kryeministrit britanik në lidhje me çështjen shqiptare).
Një revistë që do të bahej flamurtarja, në përpjekjet e atdhetarëve për zhvillimin e kulturës kombëtare e për ringjalljen e ngjarjeve historike, deri në atë kohë të mbetura në harresë. Po ashtu kemi dhe një Luigj Gurakuq i cili, edhe ky në moshë të re, 24 vjeç, boton aty “Vjershërimi n’gjuhë shqipe”, i pari studim i këtij lloji në Shqipëri. Këta duhet të jenë shembulli më i prekshëm e nxitës për rininë e sotshme që e shumta merret me kotësira,
Aty u lëvruan dhe u galvanizuan për herë të parë shumë disiplina e shkenca tëMendimit Shqiptar dhe kështu Konica dalëngadalë ndërton hap pas hapi Modelin modern perëndimor të botëkuptimit shqiptar. Ai nuk ngopet duke botuar artikuj që fshikullojnë dhe mbushëllojnë me gjëmime zeusiane prapambetjen fshtareske të popullit të tij.
Sepse, ai e deshte shumë Shqipërinë dhe popullin e vet.
Nga ana tjetër figura shumëpamësore e Faik Konicës na shfaqet e plotë në karakterin enciklopedik të “Albania-s”, ku gjen gjithçka, që nga historia, mitologjia, folklori, gjuhësia, letërsia, sociologjia, kritika letrare, gjer te arti e feja, insektologjia, psikologjia e filantelia.
Dy artikuj nga shumë tulla, që ndërtojnë revistën “Albania” më emergjentët janë artikujt me titull “Vobësi e gjuhës shqipe” dhe “Mangu i fjalëve në gjuhën tonë”. Në këto ese të shkurtëra, Konica shqetësohet për pasurimin e fjalorit tëgjuhës shqipe.
Në një kohë kur edhe sot kemi kufizime të gjuhës shqipe,Konica me një largpamësi moderne vizionare oshton për lëvruesit e gjuhës shqipe një thirrje ndihme.
Absolutisht që shqipja letrare dhe standarte lulëzon, dhe mjeshtërohet nga pena të ndritura, por në themel materniteti i saj ishte “Albania” dhe doktor në të ishte Faik Konica me shkrimet e hershme gjuhësore dhe letrare.
Kopertina e parë e revistës Albania, 25 mars 1897
Me këtë revistë Faik Konica synoi bashkimin e shqiptarëve dhe këtë e realizoi në një farë mase. “Për çdo pikëpamje tjetër, “sunt bona mixta malis” – të mira të shkēlqyeshme me do të meta; të cillat masë forti prep varen prej vehtje së drejtorit, nieri gjenial, bujar, temelisht i drejtë, por edhe, si ndodhë në karaktere të tilla të jashtëzakonshme i ngutun dhe idhnak”, thotë At Zef Valentini.
Nuk mund të lihet pa u vu në dukje edhe vlerësimi tejet i drejtë i Papas Gaetano Petrottës që e quan Albaninë një Enciklopedi shqipe. Dhe është me të vërtetë e tillë për kontributin që i dha kulturës shqiptare.
Një nga arsyet themelore pse Zgjohu Shqiptar po e boton një artikull të tillë nuk është aspak për të trajtuar thjesht një artikull vlerësues dhe përshkrues për “Albania-n” e Konicës, por sepse ne në këtë artikull duam të lajmërojmë se Zgjohu Shqiptar ka marrë iniciativën për të botuar muaj pas muaji një revistë të Albania-s, sigurisht duke e standartizuar shqipen e shkruajtur në fund shek. XIX dhe duke ndjekur rendin kronogjik.
Lexim të këndshëm në muajt në vazhdim!
© | Xherardo Nikjari

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button