Vendet më të pasura në Europë, Shqipëria me “yll”

Një hartë e shpërndarë nga Jakub Marina, tregon vendet më të kamura dhe më të varfëra të Europës bazuar në analizën e Credit Suisse, e cila botohet çdo vit.
Sipas këtij raporti dhe hartës së përpiluar prej tij, pasuria globale gjatë vitit 2017 u rrit me një ritëm prej 6.4%, ritmi më i shpejtë që nga viti 2012 dhe arriti në 280 trilionë dollarë, një fitim prej 16.7 trilionë dollarë.
Kjo pasqyroi fitime të përhapura në tregjet e kapitalit, të krahasuara me ngritje të ngjashme në aktivetetet jofinanciare, të cilat u zhvendosën mbi nivelin e para të krizës së vitit 2007 për herë të parë këtë vit. Rritja e pasurisë gjithashtu tejkaloi rritjen e popullsisë, kështu që pasuria mesatare globale për të rriturit u rrit me 4.9% dhe arriti një rekord të ri prej 56.540 dollarë për një të rritur.
Raporti i këtij viti fokusohet në Millennials (të rinjt milionerë) dhe perspektivat e tyre të akumulimit të pasurisë. Në përgjithësi, të dhënat tregojnë për një “Disavantazh Mijëvjeçar”, që përfshin, ndër të tjera, rregullat më të forta të hipotekave, çmimet në rritje të banesave, pabarazitë në rritje të të ardhurave dhe lëvizshmëri më të ulët të të ardhurave, e cila mban akumulimin e pasurisë nga punëtorët dhe kursimtarët e rinj në shumë vende.
Sipas Credit Suisse me termin “wealth” (pasuri, mirëqenie), i referohet aseteve financiare (p.sh. depozitat bankare) + aktiveteve jofinanciare (p.sh. pasuri të paluajtshme) – borxhi (nëse asetet janë më pak se borxhi, pasuria mund të jetë negative).
Harta e mëposhtme tregon vlerësimet e pasurisë mesatare sipas vendit.

Ka disa rezultate të habitshme, posaçërisht ajo që lidhet me pasurinë mesatare të Gjermanisë, austriakëve dhe suedezëve. Arsyeja është se pronësimi i një shtëpie në këto vende është më i ulët se në vendet e tjera të Evropës Perëndimore (dhënia me qira është më e zakonshme).
Kjo nuk do të thotë se standardi i jetesës është më i ulët në ato vende. Standardi i jetesës karakterizohet më mirë nga tregues të tillë si indeksi i fuqisë blerëse dhe të ardhurat e disponueshme.
Ndërkohë, që vendet e zhvilluara ose edhe fqinjët tanë kanë një tregues relativisht të lartë të pasurisë, Shqipëria ka vetëm 8.4 pikë, ndërsa Kosova 5.7.
Sipas kësaj harte, vendet me shenjën e * (yllit), të cilën e mban edhe vendi ynë, nuk kanë të dhëna precize edhe pse sipas ngjyrës sa më e kuqe të jetë aq më i varfër është.
Si mund të kemi të dhëna reale kur edhe gjykatës e prokurorë nuk dinë ta justifikojnë pasurinë e tyre që prej vitesh e fshihnin…/JOQ.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *