Shqipëria vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të importeve ushqimore

Paradoksi në vendin tonë nuk ka të sosur.

Shqipëria vërtet mund të jetë vend i vogël, por ky nuk është asnjë justifikim për varfërinë dhe pabarazinë në vendin tonë. Pasi e vogël është edhe Islanda, me rreth 300.000 banorë, por është një shtet model dhe me mirëqenien ndër më të lartat në Europë edhe pse kushtet atmosferike nuk i ka aspak në favor.

Vendi ynë ka një reliev për t’u lakmuar, por që është i mallkuar nga politikat qeverisëse që prej kur nuk mbahet mend.

Loading...

Kështu, sipas të dhënave nga Banka Botërore, Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve.

Përqindja e PPB-së në bujqësi është më e larta në të gjithë Europën, por nga ana tjetër dhe më paradoksalja është që kemi peshën më të lartë të importeve për grup-mallravt e ushqimeve.

Sipas përllogaritjeve të Monitor duke iu referuar të dhënave të Instat mbi importet ndër vite, pesha e importeve të ushqimeve ndaj totalit të importeve është 11.4%. Krahasuar me dy vendet e tjera më bujqësore të rajonit, si Kosova dhe Maqedonia, të cilët kanë një vlerë të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendeve përkatëse gati dy herë më pak se i joni, pesha e importeve të ushqimeve është më e ulët.

Duke iu referuar të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për tregtinë e jashtme, importet e ushqimeve në Kosovë janë sa 9% e totalit të importeve në vend.

Edhe në Maqedoni situata është e njëjtë. Importet e ushqimeve zënë vetëm 6% të importeve në total.

Fakti se jemi vendi më bujqësor i Europës, por ndërkohë kemi edhe peshën më të lartë të importeve në bujqësi na tregon se ky sektor në vend nuk është produktiv, teksa bujqësia vuan pasojat e copëzimit të tokës,mungesës së standardizimit dhe konkurrueshmërisë së ulët.

Burimi: Banka Botërore

Burimi: Instat, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Agjencia e Statistikave të Maqedonisë, përpunime të Monitor.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button