Nga pronarja e ‘Vogue’ te Bon Jovi, turistët VIP që kanë ardhur në Shqipëri

Shqipëria pretendon të ofrojë një ditë turizmin elitar, së paku referuar vizionit kryeministror; që do të thotë se Kristiano Ronaldo që deri para pak ditësh ishte në Greqi, e Davide Beckham që po pushon me familjen në Mal të Zi, të vijnë një ditë dhe në bregdetin shqiptar, jo si kalimtarë të rastësishëm por si synues të vetëdijshëm, duke qëndruar me ditë anëve tona.
Deri më sot kjo është e papecreptueshme por dhe jo dhe aq, pasi nuk janë të pakët ata emra të njohur botërorë, të fushave të ndryshme, që me jahtet e tyre kanë ardhur në bregdetin shqiptar ndër vite.
Auron Tare, njeriu që i ka shoqëruar gjithnjë ata, gati nuk i mban mend të gjithë. Thotë se janë shumë, nga fusha të ndryshme protagonizimi, politikë, art, media, moda, biznesi etj.
Përmend disa ku veçon Kamila Parker Bowl, princeshë e Uellsit; Mohamad Mahatir, kryeministri i Malajzisë në moshën 94-vjeçare; Lord Carrington, ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s; Dukesha Devonshire, një nga 4 motrat e famshme Mittford; Anna Wintur, pronarja e famshme e Vogue Magazine; Hubert Givenchy, stilist i famshëm francez; Dukesha von Shonbourg; Jon Bon Jovi e sa e sa të tjerë.
Disa prej tyre janë ndenjur me ditë, duke vizituar të zakonshmin Butrint, e zona me interest të bregdetit jonian, deri dhe Gjirokastrën. Ndërsa ca të tjerë kanë ndenjur me orë.
Por zakonisht ata nuk janë shoqëruar me publicitet. Tare thotë se e ka parë të arsyeshme që të respektojë faktin e motiveve krejtësisht private të ardhjes së tyre në Shqipëri përgjatë sezoneve turistike.
Ndërkohë, te jahtet që zakonisht ndalojnë në bregdetin jonian, veçanërisht në Gjirin e Sarandës, brenda tyre mund të ndodhen figura botërore, por që zgjedhin të jenë diskret.
Gjithsesi, e gjitha kjo tregon se Shqipëria nuk është jashtë hartës së turizmit elitar, falë dhe faktit se ndodhet pranë brigjeve që prej vitesh janë në këtë kategori turizmi, Korfuzi në jug, pra Greqia në përgjithësi, apo Shën Stefani në veri, Budva e Kotori, pra Mali i Zi.
Çështja është se kur do vendosin ta reklamojnë veten në rrjete, me vullnetin e tyre, ngjashëm si Ronaldo e Beckham, duke reklamuar dhe vendin ku ndodhen: në Shqipëri, që farë mirë edhe këta të fundit mund të jenë një ditë.
Fakti që ka qenë Bon Jovi e bën normale këtë premisë! (tesheshi)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *