Mavraj befason me deklaratën e tij për shqiponjën e Xhakës dhe Shaqirit

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj aktualisht ka mbetur pa ekip, pasi ndërpreu kontratën e tij me Hamburgun.

Teksa është në pritje të një aventure të re, futbollisti shqiptar ka dhënë një mendim edhe për festën e Xhakës dhe Shaqirit në Botëror pas golave ndaj Serbisë.

Mavraj shprehet:

Loading...
Historia luan një rol të madh. Ka qenë një periudhë e errët që nuk duhet të përsëritet! Ka pasur luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë deri vonë. Fati e desh që prindërit e këtyre djemve të arratiseshin atëherë. Por këto vlera të origjinës, që njeriu i mban në vetvete, nuk harrohen. Xhaka e dashuron Zvicrën, por te Zvicra lufton si një shqiptar.
Kjo do të thotë se ata këndojnë këngë shqiptare, festojnë martesat si shqiptarë, ruajnë traditat dhe festojnë me këto simbole. Është diçka e mirë që nuk fshihet një gjë e tillë nga një qenie njerëzore. Duhet të jesh tolerant. Dhe ajo që është më thelbësore, është se golat e tyre kanë ndihmuar më shumë Zvicrën se Shqipërinë.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *