Kosova, ndërkombëtarëve: Serbia po i shet armë organizatave terroriste afrikane

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisin kontrollin ndaj armëve që Serbia i shet dhe i fal organizatave terroriste të Afrikës.

“Serbia të ndalë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë njoftim cilësohet se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës e mbështet këtë apel tek publikimi i dëshmive bindëse të Amnesty International.

Loading...

Më poshtë reagimi i plotë:

Serbia të ndalë shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për pengimin e njohjes së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë mbi publikimin e dëshmive bindëse nga Organizatat kredibile ndërkombëtare, siç është Amnesty International se armatimi i prodhuar në shtetin serb vazhdon të përdoret nga disa shtete afrikane, të cilat bëjnë shkelje sistematike të të drejtave të njeriut dhe madje përdoren edhe nga luftëtarët e Organizatës Terroriste Boko Haram.

Ministria e Punëve të Jashtme thërret Komunitetin Ndërkombëtar që të rrisë kontrollin, verifikimin dhe mbikëqyrjen e sjelljeve dhe veprimeve të tilla të shtetit serb në kontinentin afrikan, të cilat në mënyrë të tërthortë i kontribuojnë abuzimeve të të drejtave themelore të njeriut dhe kërcënimit serioz të paqes dhe sigurisë.

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se publikimi i këtyre dëshmive forcon bindjen se Serbia ka përdorur dhe po përdor shitjen dhe faljen e armëve si mjet të diplomacisë për të joshur disa shtete jo-njohëse të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, që mos të ndërmarrin një hap të tillë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *