Ju duket e pabesueshme por në vetëm një javë gjysëm milion shqiptarë janë gjobitur nga policia

Policia rrugore ka intensifikuar masat e kontrolleve me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik. Drejtori i qarkullimit rrugor në policinë e shtetit, Mitat Tola, bëri me dije se në këtë periudhë të vitit janë shënuar 9 të vdekur më pak se një vit më parë ndërkohë janë edhe 33 persona të plagosur rëndë më pak se në 2017.
Sipas Tolës, 236 drejtues automjetesh janë arrestuar për drejtim në gjendje të dehur dhe mungesë të lejes së drejtimit ndërsa totali i personave që kanë marrë ndëshkime është rreth 490 mijë qytetarë. Policia rrugore ka marrë masa shtesë në gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë gjatë sezonit turistik.
“Gjatë javës së fundit, Policia Rrugore ka arrestuar 85 drejtues automjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 151 drejtues mjetesh janë arrestuar për mungesën e lejes së drejtimit. Ndërkohë, janë gjobitur rreth 490 mijë drejtues mjetesh për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, si tejkalim shpejtësie, parakalim i gabuar, mospërdorim i rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj”, tha Tola.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button