Haradinaj: Kemi kërkuar ‘armëpushim’ nga Serbia

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, raporton “Zeri.info”.
Ky i fundit ka thënë se po bëhen shumë përpjekje që të hiqen njohjet ndaj Kosovës nga shtetet që tashmë e kanë njohur por ka thënë se kjo përpjekje e të tjerëve nuk duhet të ta dekurajojë Kosovën për të kërkuar njohje të reja raporton Zëri.info
Ai po ashtu ka thënë se ka përkrahjen e kryeministrit për në të gjitha çështjet.
Ai po ashtu është zotuar se po bëjnë përpjekje që stafi diplomatik i Kosovës të jetë i përfaqësuar 50% diplomatë të karrierës dhe 50% politik.
“Ju garantoj se kam përkrahjen maksimale te kryeministrit ne te gjitha çështjet dhe kjo na bën me te forte dhe unik. Sa i përket balancimit unë jam që të kemi 50 % diplomat të karrierës dhe 50% te politikës. Kosova është duke zhvilluar diplomacinë e vet dhe kemi mungesë të stafit diplomatik”, ka thënë ai,
Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se kanë kërkuar “armëpushim” me Serbinë në mënyrë që marrëveshjes përfundimtare ti paraprijë paqja dhe jo aktivitetet për lobim kundër Kosovës.
“Kemi kërkuar armëpushim me Serbinë që në frymën e dialogut apo marrëveshja finale të mbizotëron një frymë e paqes dhe jo më aktivitet për lobim kundër Kosovës. Ju siguroj që politika jonë jashtme është paqësore”, tha ai.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button