A rrezikohet Shqipëria nga zjarret? Goxhaj: Duhet të jemi në gatishmëri

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës Shkëlqim Goxhaj ka thënë në studion e lajmeve të “Ora News” se zjarret janë të paparashikueshme dhe për këtë arsye, të gjitha institucionet duhet të jenë në gatishmëri.

Goxhaj bëri të ditur se përgatitja për përballimin e situatave të zjarrit ka nisur që në muajin maj.

Nuk mund të themi se kjo verë ka kaluar dhe ne kemi kaluar situatën e vështirë. Kryesorja është që ne të jemi të përgatitur, jo vetëm punonjësit e shërbimit zjarrfikës, por edhe institucionet e tjera përkatëse që mbulojnë këto situata emergjente.

Loading...

Në çdo fillim sezoni fillojmë përgatitjet që në muajin maj. Këtë vit përgatitjet kanë filluar me takimet me drejtuesit e njësive administrative nën drejtimin e Prefektes së qarkut Tiranë”, tha ai.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në mënyrë kategorike të mos përdorin zjarr për djegie mbeturinash.

“Ne besojmë fort në parandalimin e këtyre ngjarjeve. Nëse qytetarët janë më të vëmendshëm, këto ngjarje mund të parandalohen, sepse dihet që shumë rrallë mund të ndodhë që zjarri të vijë nga temperaturat.

Zjarri vjen nga pakujdesia dhe dora e njeriut. Prandaj i bëjmë thirrje qytetarëve që në periudhën korrik, gusht, shtator të mos përdorin zjarrin për të eleminuar mbeturina apo për të hapur toka të reja.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button