Vuçiç: Nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë…për shkak të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka treguar në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” arsyen pse Beogradi nuk e ka njohur ende Krimenë si pjesë të Rusisë.
“Ne nuk e kemi njohur Krimenë si pjesë të Rusisë. Nëse do ta bënim do të thotë se e mbështesim edhe pavarësinë e Kosovës. Vendoseni veten në pozicionin tonë”, tha Vuçiç.
Më tej, Presidenti serb deklaroi se integrimet evropiane të Serbisë dhe marrëdhëniet me Moskën nuk janë veprime që bien ndesh me njëra-tjetrën.
“Nuk ka kontradikta. Presidenti francez tha të njëjtën gjë, se Rusia është vend mik. Nga ana jonë ne duam të forcojmë raportet me Rusinë. Nga pikëpamja ushtarake e mbajnë neutralitetin tonë, dhe gjithsesi kemi rrugën evropiane”, theksoi Vuçiç.
Pas një referendumi, Krimea pretendohet të jetë bërë pjesë e Rusisë në mars të vitit 2014, falë 96.77% të votuesve të cilët kërkuan këtë bashkim. Nga ana tjetër gjendet Ukraina, e cila e konsideron Krimenë si territorin e saj, dhe si rrjedhojë, ajo akuzon Rusinë për përzierje në konfliktin e brendshëm të Ukrainës./ZgjohuShqiptar.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *