Shqipëri-Ukrainë mund të luhet pa tifozë

Ndeshja miqësore Shqipëri-Ukrainë do të luhet në stadiumin e Evianit të Francës. Stadiumi është jo vetëm është shumë i vogël, por edhe nuk ka as tribuna të mirëfillta.
Këta të fundit, meqë bëhet fjalë në fakt për një fushë stërvitore, nuk kanë as ndenjëse të përshtatshme, siç e kërkon një aktivitet i njohur nga FIFA, që do gjykohet nga gjyqtar ndërkombëtar.
Kësisoj, edhe pse janë nxjerrë në shitje biletat me çmim 40 franga, nuk është e sigurt se ndeshja në fjalë do të zhvillohet me praninë e tifozëve, pasi nuk plotësohen kushtet minimale për ta në këtë impiant.
Ndaj pritet që edhe ato 3500 vende në tribunën e vetme të këtij impianti, të mbeten bosh, duke e bërë edhe më të pakuptimtë zhvillimin e kësaj ndeshje./ZgjohuShqiptar.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *