Mbështeti Serbinë/Kush është komentatori i RTSH, anëtar i organizatave ekstremiste greke

E kemi hasur gjithmonë, teksa komenton në mënyrë skandaloze ndeshjet e futbollit në televizionin publik RTSH, si dhe ato kombëtare, por kush është në të vërtetë Kostandin Grillo?!
Ai nuk njihet vetëm si një komentator mediokër i futbollit, por Kostandin Grilloështë një filo-grek që vepron në mënyrë të fshehtë si anëtar dhe mbështetës i organizatave ekstremiste greke, që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Fare thjesht mund të kërkoni emrin e tij në Facebook dhe ju shfaqet profili i tij, teksa hyni, haseni me postime të tilla si: ‘Maqedonia është greke, Aleksandri i madh është grek’ .
Ai publikon edhe postime, ku e cilëson Himarën “greke” si dhe shpërndan artikuj të webfaqes ekstremiste greke, himara.gr.

Grillo është edhe mbështetës i kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe ekstremistëve të tjerë si: Ligoraq Karamelo, Nikollaq Neranxi e Vasil Bollano, që organizohen për “aneksimin e jugut të Shqipërisë”.
Kostandin Grillo, në të vërtetë është agjent grek dhe puna e tij si komentator futbolli është thjesht kamuflim që të mos duket sikur vepron për organizatat ekstremiste greke. Gjithashtu Grillo është edhe pro-serb.
Të tillë ekstremistë si ky duhet të ndiqen penalisht pasi cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë dhe ngjallin urrejtje mes popujsh, gjithashtu edhe shpallje ‘non-grata’ nga shteti shqiptar.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button