Gazeta austriake: Semaforët nuk janë jeshilë për “Edin e kuq”

Gazeta e njohur austriake, Kurier i ka kushtuar një shkrim Kryeministrit Rama, nën titullin: “Një artist në krye të shtetit”.
Sipas gazetës, 53-vjeçari Rama është një artist i njohur ndërkombëtarisht.
Në shkrim thuhet se Rama vizaton gjatë kohës kur i duhet të punojë, pasi kjo i shërben për përqendrim.
Pas vlerësimeve për artin, vjen edhe momenti për konstatimet mbi qeverisjen e Edi Ramës.
“Kundërshtarët, përfshi edhe ata brenda partisë, e akuzojnë për aleanca të dyshimta. Për shembull, e akuzojnë se fle në një krevat me oligarkët, në mënyrë që të ketë para për të blerë vota. Sigurisht, me stil e humor, Rama i fshin të tilla akuza nga tavolina e tij”, shkruan gazeta.
Sipas gazetës austriake, Shqipëria pret në fund të qershorit vendimin nëse do hapen negociatat.
Takimi i qershorit do të vendosë nëse do të hapen negociatat, por duket se semaforët për Shqipërinë janë të kuq. Por “Edi i kuq” dëshiron të vazhdojë të luftojë, veçanërisht pasi thotë se nuk ka asnjë alternativë ndaj BE-së. “Për ne, dielli lind në perëndim”, thotë Rama”.
Artikullin origjinal e lexoni KËTU

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *