Florian Marku u jep tifozëve shqiptarë premtimin e madh për duelin me serbin

Florian Marku do të ndeshet më 8 qershor me serbin Sladjan Dragisic në një duel spektakolar në MMA.
Për të do të jetë një përballje e veçantë, sepse për herë të parë do të ngjitet në ring në kryeqytetin shqiptar.
“Ndihem shumë i lumtur që jam kthyer në atdhe, mezi po e pres ndeshjen e 8 qershorit, kam punuar shumë për këtë ditë”, thekson Marku.
Do të jetë një ndeshje e madhe në një event të jashtëzakonshëm me 7 duele të tjera në “Asllan Rusi”.
“Kam dy muaj që po përgatitem, kam qenë në Tajlandë për t’u stërvitur dhe atje kam bërë përgatitjet e duhura. I premtoj tifozëve shqiptarë që do të arrij shumë lart, në majat e këtij sporti që unë e dua shumë. Kundërshtarin do ta mund me nokaut që në raundin e parë”, deklaroi kickboxeri shqiptar./ZgjohuShqiptar.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *