Vuçiq me ultimatum: Shqiptarët kanë kohë 20 ditë të formojnë Asociacionin e Komunave serbe

Pas negociatave shumë të vështira në Bruksel, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka folur në TV Pink. Ndër të tjera, Vuçiq tha se nëse shqiptarët nuk e formonin Asociacionin e Komunave serbe për 20 ditë, për ndryshe Serbia do të formojë vetë.“Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE’ja i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit / Komunitetit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e Energjisë, si dhe të përfundojnë punimet për hapjen e Urës mbi Ibër”, thuhet në njoftimin për media.Ky ishte takimi i parë i këtij niveli për këtë vit.Të dy presidentët kanë qëndruar paraprakisht në SHBA.Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *