Vetting-u kap “peshkun” e parë, shkarkohet nga detyra Fatos Lulo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Në vendimin e dhënë këtë premte, Komisioni vlerësoi se Lulo nuk arsyeton burimin e pasurisë së tij.
Menjëherë pas dhënies së këtij vendimi, avokati i Lulos e konsideroi atë të pa drejtë dhe tha se do ta apelojë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Ky vendim nxjerr jashtë funksioni vetë institucionin e Gjykatës Kushtetuese, pasi nga 9 anëtarë, me shkarkimin e Lulos, ajo reduktohet në 5.
Vendimi
“Bazuar në pikën 6 të nenit 55 të ligjit 84 për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë e konsideron të përfunduar seancën dëgjimore për subjektin e rivlerësimit, z.Fatos Lulo dhe shpall vendimin: Në përfundim të procesit të rivlerësimit trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa, Bungo kryesuese, Etleva Ciftja, relatore, Brunilda Bekteshi, anëtare vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z.Fatos Lulo.”/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *