Vetingu në Shqipëri: Gjykata Kushtetuese mbyllet, vetëm 5 gjyqtarë në detyrë

Komisioni i Pavarur të Kualifikimit shkarkoi sot gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.Por më këtë shkarkim Kushtetuesja shqiptare futet në një “udhë” pa krye, pasi nga 9 anëtarë tashmë vetëm 5 prej tyre mund ta ushtrojnë këtë funksion.Edhe pse Kuvendi ka pranuar 20 emrat që kanë aplikuar për vakancën në Gjykatën Kushtetuese, deri në plotësimin e vendeve nuk mund të zhvillohen çështje duke sjellë për rrjedhojë edhe një bllokim të saj.Në përfundim të seancës së sotme ku komisioni shkarkoi anëtarin Fatos Lulo, avokati i tij u shpreh se çështja do të shkojë në apel.“Patjetër që do apelohet, ne e justifikojmë të paqenë të gjithë fabulën mbi të cilën u dha verdikti i sotëm i përkohshëm , i padrejtë, i pa mbështetur në të gjithë atë sa u relatua nga ne, por verdikti do të apelohet. Për standardin që u vendos është një stekë shumë e ulët poshtë së cilës zor se duhet të kalojë njeri. Kush do rrijë në sistem, ky është problemi”, tha Visha.Pak kohë më parë gjyqtari Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga funksioni i tij në Kushtetuese, Vladimir Kristo u largua pas mbarimit të mandatit, ndërsa edhe Sokol Berberi dha dorëheqjen. Tashmë Gjykata Kushtetuese ka vetëm 5 anëtarë aktive Bashkim Dedja, kryetar, Vitore Tusha, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Gani Dizdari./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *