Sllovakia përmbys Shqipërinë, s’vlen dopieta e Manajt (Video)

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Alban Bushi ka shpërdoruar fitoren në stadiumin “Selman Stërmasi”. Të gjendur 2 herë në avantazh, kuqezinjtë e ekipit Shpresa jo vetëm që nuk kanë mbajtur avantazhin, por në fund janë mposhtur 2-3 nga Sllovakia dhe vendi i dytë në grup në eliminatoret e Europianit mbetet thjesht një ëndërr.Pjesa e parë ka nisur me organizimin e lojës nga ana e kuqezinjve, por goditjet e para drejt portës kanë ardhur nga sllovakët. Kur mendohej se gjithçka po mbyllej në barazim, Rey Manaj ka kaluar Shqipërinë në avantazh pas pasimit të mrekullueshëm nga Ceka.Pjesa e dytë nis me gol për miqtë, që barazojnë në 1-1. Por sërish Manaj në 52’ do të kalonte ekipin Shpresa të avantazh. Kuqezinjtë po luanin mirë, por në minutën e 80-të sllovakët barazojnë sërish.Kur u menduar se ndeshja po përfundonte në barazim, janë sërish miqtë që shënojnë dhe në minutën e 87’ rezultati shkon në 2-3. Të kota përpjekjet e 21-vjeçarëve kuqezi në minutat e mbetura për të marrë të paktën 1 pikë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *