Si e mbrojti Llalla gjyqtarin e shkarkuar sot, gënjeu “Zërin e Amerikës”

Rrëzimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ose shkalla e parë e vettingut, ka rikthyer në vëmendje një zhvillim në kufitjtë e skandalit të ndodhur 5 vjet më parë. Protagonist i tij, është ish Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë Adriatik Llalla.I sapo zgjedhur në këtë detyrë, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në SHBA, jep një intervistë në studiot e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës” në Uashington. Aty pyetet me emër dhe mbiemër pikërisht për gjyqtarin që kishte me sa duket jo rastësisht, fatin e zi që të kalonte i pari në filtrin e procesit të vettingut.Duke e riparë videon e asaj interviste dhe tekstin e zbardhur, kupton se përgjigja e Llallës ka qenë fund e krye një hile e pastër dhe sot një mashtrim kryekëput i një personi që e çon veten edhe me kaq, në kufijtë e një skandali. E ta mendosh që e ka patur këtë guxim duke folur publikisht në studiot e një media që përfaqëson zërin dhe qëndrimin zyrtar të SHBA në botë.

LAJMI I PESE VITEVE ME PARE:
 
Postuar në 26 Prill, 2013 08:03

Zëri i Amerikës ka zhvilluar një intervistë në studio me kryeprokurorin e Shqipërisë A.Llalla dhe thuajse gjatë gjithë intervistës ka tentuar të flasë rreth korrupsionit dhe arsyeve pse ai nuk po luftohet. Përgjigjet e Llallës kanë qenë shmangëse sa u takon përgjegjësive dhe fshihet me fraza si korrupsioni është “problem i vjetër”, ose problem “jo vetëm i prokurorisë” etj. Më në fund duket se intervistuesi e humbet durimin dhe ndalet në një rast konkret:
“Këto ditë të fundit në shtypin shqiptar është përfolur rasti i anëtari të Gjykatës së Lartë i cili u dekretua tashmë për në gjykatën Kushtetuese. Për zotin Fatos Lula e kam fjalën, i cili sipas agjencisë që ju e keni drejtuar më përpara, inspektoriati i kontrollit të pasurive, ka deklaruar shuma të mëdha fondesh që i janë dhënë atij në formë dhurate nga familjarët e tij. A ka sot një kërkesë nga inspektoriati ose nga prokuroria? A kanë filluar hetime për këtë rast? – i thotë të intervistuarit.

Loading...

Pergjigjet Adriatik Llalla: Rasti i zotit Lulo, siç u bë prezent edhe gjatë kohës që unë drejtoja inspektoriatin e lartë, ishte një ndër rastet që kishte nevoj për hetime lidhur me personat e lidhur me zyrtarët. Ky ishte një ndër rastet që u bë shkak që inspektorati i lartë të kërkonte mendimin e ligjit për inspektioratin e lartë për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, inciaitivë ligjore e cila gjeti mbështetjen e plotë të gjithë faktorit politik shqiptar dhe tashmë inspektoriati i lartë i ka të gjitha mundësitë të hetojë këtë rast. Besoj se nëse ky inspektoriat do të referojë rastin në prokurori, prokuroria menjëherë do t’i filloj hetimet.

Zëri i Amerikës: Pra nëse ju kuptova drejtë, rasti nuk është referuar në prokurori.

Adriatik Llalla: Nuk është referuar në prokurori.Kush është hileja në gjithë këtë histori:E para, Adriatik Llalla vetëm 5 muaj përpara kësaj interviste ka qenë Kryeinspektor i Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Ai i ka patur të gjitha mundësitë sa ishte në detyrë që ta referonte çështjen e Fatos Lulos në Prokurori.E dyta, kur ishte Prokuror i Përgjithshëm ai fare mirë, në çdo kohë edhe pa referim nga ILDKP mund ta fillonte kryesisht hetimin e kësaj çështje të njohur prej tij. Por as pas 5 muajve që sapo kishte marë detyrën në momentin e kësaj interviste nuk e bëri dhe as në 5 vitet e tjera sa ishte në detyrë nuk e bëri.E treta, ky është kazusi që e shpjegon më mirë se çdo rast tjetër atë se çfarë Adriatik Llalla ka qenë si nëpunës e këtij shteti përballë korrupsionit dhe krimit. Sa ishte në Krye të ILDKP thotë se i kishte të gjitha mundësitë për ta hetuar dhe referuar çështjen në Prokurori. Por nuk e bëri. Sa ishte tani në krye të Prokurorisë, ia hedh fajin ILDKP-së që e drejtoi vetë para kësaj, se nuk po e referonte çështjen në prokurori. Çfarë prestigjatori!Përgatiti: Alpenews.al  /ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *