Shpëtojini këta njerëz! Kanceri është bërë si gripi (FOTO)

Nga Mentor Kikia – I huazova nga një mik në faqen time në fb këto foto. Jane bërë 2-3 kilometra larg fshatit, ku unë kam lindur e jam rritur dhe mbaj mend rete e kuqerremta te smogut te Metalurgjise qe mbulonin qiellin nate e dite. Janë bërë 200-300 metra larg qindra shtëpive ku jetojnë mijëra banorë në fshatrat që janë pranë ish Kombinatit Metalurgjik. Janë bërë jo më larg se 10 kilomegtra larg nga qyteti i Elbasanit.
Këto janë subjekte industriale që operojnë aktualisht në territorin e këtij kombinati. Edhe pse kombinati është shkatërruar, disa subjekte që janë instaluar në karakatinën e hekurishteve gjigande, mjaftojnë për të prodhuar ndotje dhe vrasje.
Në këto zona numri më i madh i njerëzve vdesin nga kanceri. Kanceri në mushkëri është po aq i zakontë sa edhe gripi në dimër. Subjektet private nuk japin llogari për ndotjen që shkaktojnë. Madje ka dyshime, se natën ata i stakojnë edhe filtrat e ajrit, pasi kursejnë energji. Bashkia e ka shpallur këtë zonë si “Zonë të Emergjencës Mjedisore”, e vetmja në vend me këtë status. Por sërish asnjë masë për të ndaluar këtë krim.
Banorët e kësaj zone nuk mund të jenë të dënuar përjetë, e në çdo regjim.
U bej thirrje banoreve te Elbasanit dhe te afermeve te tyre, ta shperndajne kete postim sa me shume, si nje apel publik kunder kesaj maskarade ndaj jetes se njerezve./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *