Rama intervistë për Financial Times: Çmenduri nëse nuk na pranoni, Moska është aty!

Kryeministri Edi Rama kërkon nisjen e bisedimeve me BE qe Shqipëria t’i bashkohet këtij organizimi si pjese e zgjerimit te Ballkanit perëndimor për te forcuar sigurinë evropiane. Ne një interviste për prestigjiozen ‘Financial Times’ kryeministri shqiptar thotë se do ishte çmenduri për BE të dështojë të integrojë një vend në epiqendër të rrugëve te emigrimit dhe që shihet nga Rusia me një çmim strategjik.
“Ne do ta gjykonim shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë. Serbia dhe Mali i Zi tashmë kanë filluar bisedimet për pranimin në BE .Tani ajo që duam është thjesht të shpërblehemi për atë që kemi bërë dhe që procesi të jetë i drejtë dhe të jetë i parashikueshëm”- thotë Rama.
Rama e beri këtë interviste per ‘Financial Times’ gjate vizitës se tij ne Bruksel këtë jave. Sic shkruan kjo media komentet e Rames pasqyrojnë zhgënjimin e Tiranës zyrtare që Shqipëria ende nuk është lejuar të nisë bisedime përkundër progresit që ka bërë në reformat ekonomike dhe politike.
“Ata [Moska] kurrë nuk hoqën dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit – e cila nuk vihet re nga shumë në BE, me përjashtim të kancelares gjermane Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet i anashkaluar e më tepër nga Europa”- thotë Rama/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *