Pas Brukselit në Stamboll, Rama takohet me Erdogan. Cfarë do të diskutojë në ‘Tarabya Palace’…

Kryeministri Rama ka fluturuar drejt Stambollit ku është takuar sërish me presidentin Erdogan.
Ende nuk jepet asnjë informacion lidhur me këtë takim të radhës mes tyre.
Shumë shpejt, ose thënë pas disa javësh, nis aktivitetin e transportit ajror një kompani shqiptare fluturimesh krijuar nga partneriteti me Turqinë, ndërkohë që po së afërmi nis dhe puna për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, po nga një kompani turke, që llogaritet të ketë një impakt të jashtëzakonshëm ekonomik e jo vetëm në nivel lokal.
Që me ardhjen në pushtet, Rama e shpalli Turqinë si partner strategjik në rajon dhe lidhja mes tij dhe presidentit Erdogan ka patur një konstante duke njohur dhe episode të një raporti të afërt shoqëror veç atij zyrtar.
Takimi mes tyre ka ndodhur në rezidencën presidenciale Tarabya./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *