Lista Serbe ikën nga qeveria

Lista Serbe ka tronditur politikën kosovare pas vendimit të saj për t’u larguar nga qeveria Haradinaj. Kjo ka shtuar zërat për zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë. Pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçic, një ditë pas arrestimit të Marko Gjuriqit në veri të Kosovës, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se nuk mund te heshtin ndaj aksionit të pavend të policisë dhe se tani e tutje do të bashkohen për interesat e tyre.
Rakic gjithashtu ka paralajmëruar se deri më datë 20 prill do të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe. Ndërkohë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kryeministri i Kosovës e ka quajtur ngjarjen e djeshme, një procedurë normale të zbatimit të ligjit. Ai ka mohuar zërat se do të japë dorëheqje apo se do të ketë zgjedhje të parakohshme
“Parlamenti është i përbërë prej shumë grupeve parlamentare. Lista Serbe është partner. Kemi pas partneritet të mirëfilltë. Veprimi i djeshëm s’ishte i drejtuar kundër serbëve të Kosovës e as komunitetit politik në Kosovë, pos për ata që kanë shkelur ligjin. Është procedurë standarde. Është e pakuptueshme marrja e këtij vendimi, sepse është zbatuar ligji. Ka pas rast kur në emër të ligjit janë tërhequr zvarrë liderë. Dorëheqje s’e kam plan me e dhënë. Do të vazhdoj punën. Nuk kam fjalë për ata që hyjnë e dalin”.
Haradinaj ka shtuar se është me interes vazhdimi i dialogut qe është bere ne dy dekada.
Ato vendime qe janë marre ne te kaluarën nuk kthehen pas, Kosova është shtet Sovran tani dhe nuk ka cfare te japë me. Ndërkohe ne Mitrovice tensioni është rritur shume, pasi serbet bllokuan rrugët kryesore ne shenje proteste per arrestimin e Makro Gjuric. Nga tjetër mediat serbe bëjnë me dije se shefja e politikes se jashtme te BE mund te vizitoje Kosovën ne orët ne vijim.

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button