Krahina e Preshevës e diskriminuar nga Beogradi dhe e harruar nga Tirana e Prishtina zyrtare

Nuk kan kontribuar asnjëri e as tjetri si bartës të institucioneve dhe përgjegjësive që kan patur për Krahinën që përfshin komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës pasi mbetët Rajoni më i diskriminuar në Euvrop. Ky Rajon vazhdon të injorohet nga Prishtina dhe Tirana zyrtare. Jo që është zbatuar rezoluta nga Parlamenti i Kosovës me nr.04-R-011 i miratuar me datën 06.06.2013, por edheKomuna e Gjilanit ka mbetë me kompetenca të angazhohet për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërmngulurit pastaj është denigrim shumë më i madhë ku funksionimi i zyrës që është në Gjilan dhe ulje në këtë rast me ingirenca të nivelit lokal përkatësisht që Komuna e Gjilanit të përkujdeset për kauzën e kësaj krahine.Asnjë brengosje serioze nga gjashtë legjislaturat e Parlamentit të Kosovës pasi deri më tani mbi 10 mijë qytetarë të këtij Rajoni kan mbetur qytetar të askujt, nuk posedojn dokumenta të Kosovës e as të Serbisë. Prishtina zyrtare nuk ka ngritur çështjen në nivelin e bisedimeve me Beogradin.

Criteo.DisplayAd({“zoneid”:230158,”async”:false});

Nuk është shtruar në asnjë instanc si që është BE-ja apo OKB-ja diskriminimi i kësja krahine. Nuk është debatuar që Serbia shkel të gjitha aktet edhe konventat ndërkombëtare pasi na çregjistron dhe na shlyen nga rexhistri dhe evidenca neve qytetarët të këtyre tri komunave.Prishtina asnjë herë nuk është dekalaruar zyrtarisht lidhur me Referendumin e mbajtur me datën 1 e 2 mars 1992, për Marrëveshjen e Konçulit, për denimin nëpër gjygje të kurdisura politike ndaj aktivistëve,intelektualëve dhe ushtarëve të UÇPMB-ës.Ende Prishtina zyrtare nuk ka ndonjë qëndrim të ndërtuar lidhur me çështjen e pazgjidhur të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.Nuk është zgjidhur ende çështja e përdorimit të Abetares, nostrfikimi i diplomave ka ngecur,nuk jan ndarë mjete përveq 50-mijë euro çka tjetër ka ndihmuar Prishtina zyrtare këtë Krahinë që gjithnjë po bashatiset në mënyrë ashtu të heshtur.Nuk kan asnjë platform,strategji lidhur si të gëzojn të drejtat e tyre individuale dhe kolektive, nganjëher bien në kundërshti se njëri është për shkëmbim e tjetri krejtë diçka tjetër, etj.Medvegja,Bujanoci dhe Presheva ishin dhe mbetën të diskriminuar dhe pa asnjë përkudesje institucionale nga gjashtë legjislaturat e Parlamentit të Kosovës. Prandaj as Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, as nënkryetari i LDK-ës, njëherësh Kryetari i Gjilanit, z.Lutfi Haziri,nuk kan tregura ndonja angazhim dhe kontribut për këtë krahinë, por vazhdojn me diskursin e njëjtë të zënë ngoje sa herë që ju duhet si kartë politike kjo krahinë./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *