Jeremiq: Serbia ia ka ofruar Thaçit Luginën e Preshevës në këmbim për veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish ministër i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiq ka deklaruar sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiq presidentit të Kosovës Hashim Thaçit fshehtazi ia ka ofruar këmbimin e jugut të Serbisë, respektivisht Luginën e Preshevës, me veriun e Kosovës.“Nuk e njoftova publikun për udhëtimin e Vuçiqit në Nju-Jork për shkak të ndonjë animoziteti personal, por për shkak se momentalisht po vendosen punët rreth Kosovës, përderisa ai bën darka sekrete me Hashim Thaçin dhe askush s’e di se për çka bisedojnë. Qytetarët, së këndejmi, kanë shumë arsye për të qenë të brengosur”, ka deklaruar Jeremiq për televizionin serb Nasha TV.Ish-shefi i diplomacisë serbe ka përkujtuar se Vuçiqi ka thënë se as vetë nuk beson se do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

“Pse, pra, i dha numrin ndërkombëtar telefonik Kosovës dhe e shkatërroi sistemin juridik në Veri? A ashtu bëheshkan negociatat për interesat kombëtare serbe”, ka pyetur Jeremiq./ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *